Murinjo nuk takohet me Konten: Nuk do ta ndjek nga pas për t’i dhënë dorën

Mançester Junajtid u mund dje nga Çelsi dhe pas ndeshjes kamerat fokusuan Zhoze Murinjon, pasi pritej me interes nëse do të takohej me kolegun-rival Antonio Konte.

Në fakt, Murinjo priti para stolit të Çelsit, por Konte vrapoi drejt fushës, duke mos u ndalur, me apo pa qëllim.

Pas ndeshjes, gazetarët anglezë e ngacmuan Murinjon për mungesën e takimit me Konten dhe portugezi tha: “Mos doni që t’i shkoj nga pas e ta ndjek nëpër fushë? Isha atje, u dhashë dorën njerëzve që ishin te stoli i Çelsit. Takova vëllain e tij, ndihmëstrajnerin, ndaj mendoj se e bëra detyrën time. Nuk mund të vrapoj pas Kontes”.

Për sa i përket humbjes, që e ka lënë Junajtid 8 pikë larg kreut, Murinjo: “Është një distancë e madhe, por më të shqetësuar se ne janë 18 ekipe të tjera, që janë pas nesh. Tetë pikë në Angli nuk janë shumë, është ndryshe në Portugali, Spanjë a Gjermani. Në dhjetor e në janar, kur të kthehen Pogba, Roho e Ibrahimoviç, do të jemi në maksimumin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *