Murinjo nuk kursen as stafin mjekësor

0

Diku nga fund i ndeshjes ndërmjet Çelsit dhe Suonsit, kamerat kanë fiksuar trajnerin e Çelsit Zhoze Murinjo duke iu drejtuar me gjeste e me fjalë mjekes së ekipit, Eva Karniero. Në fakt në momentin e parë nuk ëhstë kuptuar ndaj kujt është “sulur” trajneri i kampionëve të Anglisë. Por pas takimit portugezi ka treguar se ëhstë inatosur me stafin e tij mjekkësor sepse ka humbur shumë kohë me Eden hazard, duke e lënë kështu ekipin me 9 lojtarë në fuahë – në fillimin e pjesës së dytë portiere Tibo Kuetua kishte dalë me të kuqe për një faull si lojtari i fundit që solli dhe 11-metërshin e barazimit të rezultatit nga Gomis. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Murinjo sepse sipas tij Çelsi në këtë moment ishte i detyruar të mbronte me 8 lojtarë ndaj 10 të Suonsit dhe një gjë tillë mund t’i kishte kushtuar dhe golin e tretë. “E dija se Hazard nuk kishte asnjë problem shqetësues, por thjesht një goditje, por stafi im mjekësor ndonjëherë është shumë naiv. Kjo mund të na kishte kushtuar shtrenjtë, sepse kishim mbetur me 8 lojtarë në fushë”- ka deklaruar portugezi. Barazimi – Ndërkaq duke komentuar përsëri barazimin 2-2 me Suonsin, Murinjo nuk ka dashur ta bëjë dramë. Sipas tij nuk ka vend për shqetësim në radhët e Çelsit. “Padyshim ne kemi luajtur më mirë dhe për këtë të jeni të sigurt pasi ndeshjen e kemi parë të gjithë. Ishte një sfidë që nuk e fituam dot prej detajeve, pasi kartoni i kuq, penalltia dhe shumë episode të tjera na mohuan fitoren”- ka thënë Murinjo.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.