Murinjo: Nuk i kuptoj kritikat

Zhoze Murinjo pretendon se kritikat ndaj tij pas eliminimit nga Sevilja në Champions League nuk kanë kuptim.

Verën e shkuar trajneri portugez shpenzoi 300 milionë sterlina për të përforcuar Mançester Junajtid, që është eliminuar që në turin e dytë në Champions, si dhe nuk ka mundur të ruajë hapin e Mançester Sitit në kampionat.

Gjithsesi, duke folur për CNN, Murinjo shpreh habi: “Nuk i kuptoj kritikat. Kuptoj trishtimin e eliminimit, por jo pjesën tjetër.

“Në historinë e futbollit të gjitha klubet e mëdhenj kanë momente tranzicioni, ashtu si kanë momente ku fitojnë gjithçka dhe hapin cikël.

“Nëse sheh Premier Ligën, një klub ka qenë më i përgatitur dhe ka punuar më mirë se në këto vitet e fundit dhe ai është Mançester Siti. 18 klubet e tjera janë poshtë nesh. Një përpara, 18 pas nesh. Natyrisht, ne duam të kemi 19 klube pas nesh, por në këtë moment realiteti White i tillë, duhet ta pranojmë, jemi në tranzicion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *