Murinjo në Kroaci, por jo për Perishiç

0

Zhoze Murinjo ishte dje në Kroaci dhe u pa në Zagreb duke ndjekur ndeshjen Kroaci-Ukrainë.
Mediat britanike nxituan të shkruajnë se portugezi ishte në Kroaci për të biseduar me mesfushorët Ivan Perishiç e Ivan Rakitiç.
Megjithatë, vetë Murinjo shpjegoi arsyen reale pse shkoi në Kroaci: “Kisha pak ditë pushim, vendosa të shkoj në Kroaci, për t’u larguar nga shiu i Mançesterit. Kam miq të mirë si Davor Shuker e Predrag Mijatoviç, të cilët i takova.
” Perishiç e Rakitiç? Jo, nuk kam nevojë t’i ndjek nga afër, i njoh mjaftueshëm dhe mund t’i shoh edhe në televizion po të kem qejf”.
Sqarim bindës, përveç një fakti: Predrag Mijatoviç është agjenti i Perishiçit. Rastësi, apo jo?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here