Murinjo ndalet nga “bunkeri” Palas, Siti e Liverpul vazhdojnë marshimin

Mançester Junajtid është ndalur në “Old Trafford” nga londinezët e Kristal Palas. “Djajtë e kuq” dominuan gjatë të gjithë takimit, por situata në renditje është emergjente dhe pikët duhen më shumë se kurrë, ndërsa loja e mirë mund të presë.

Diferenca me kryesuesit e Mançester Sitit shkon në 14 pikë, por ëndrra e titullit kishte marrë fund që në muajin tetor. Objektivi i Junajtid tani është vetëm një: sigurimi i një bilete për në Champions.

Liverpuli i Jyrgen Klop nuk ka bërë hap fals në trasnfertën ndaj  Uatfordit. Pjesa e parë ishte vakët për të dyja ekipet, por etapa e dytë foli vetëm për të kuqtë, që shënuan tri gola. Kartoni i kuq i Henderson është i vetmi lajm i keq për të kuqtë, që fundjavën e ardhshme do të ndeshen në derbin ndaj Evertonit.

Transferta në Londër ndaj Uest Hemit rezultoi mjaft e thjeshtë për Mançester Sitin. Djemtë e Pep Guardiolës zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, teksa shënuan tri gola që shuan çdo shpresë të vendasve. Ndërsa në limite të takimit i riu Sane shënoi golin e dytë personal duke çuar shifrat përfundimtare në 0 – 4.

Everton mori tri pikët përballë  Kardif, duke u mjaftuar vetëm me golin e Sigurdson në pjesën e dytë. Brajton dhe Leister u ndanë me nga një pikë, megjithëse vizitorët e drejtuar nga Klod Puel luajtën me 10 lojtarë për shumicën e takimit.

 

Brajton-Leister 1-1
(Mërri 15’ / Vardi (pen) 79’)

Everton-Kardif 1-0

(Sigurdson 59’)

Fulhem-Sauthempton 3-2

(Mitroviç 33’, 63’, Shyrle 43’ / Armstrong 18’, 53’)

Mançester Junajtid-Kristal Palas 0-0

Uotford-Liverpul 0-3
(Salah 67’, Aleksandër-Arnold 76, Firminjo 89’ )

Uest Hem-Mançester Siti 0-4
(David Silva 11’, Sterling 19’, Sane 34’, 90+3’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *