Murinjo: Mos kini frikë, nuk luaj me rezerva të hënën

0

Mançester Junajtid luajti dje në Rusi dhe lojtarët ishin shumë të lodhur pas fluturimit të kthimit për në Angli.

Të hënën Junajtid do të luajë kundër Çelsit në Kupën FA angleze, ndërsa të enjten do të presë Rostovin.

Kjo ka bërë që mediat të aludojnë se Murinjo do të braktisë Kupën FA, për të ruajtur skuadrën të freskët për ndeshjen pasardhëse, por portugezi ka mohuar prerë zëra të tillë dhe premton se kundër ish-klubit të tij do të luajë me formacionin kryesor.

“Nuk do luajmë me fëmijë, nuk do hedhim në fushë skuadrën e të rinjve që drejtohet nga Niki Bat. Nuk është faji i Çelsit që ndeshja u caktua të hënën, ndaj ne duhet të bëjmë ndryshime, sepse të enjten luajmë ndaj Rostovit dhe ata do të luajnë një ditë para nesh në kampionatin e vet. Megjithatë, nuk mund të shkojmë në Stamford Bridge me të rinjtë. Kampionati është prioritet, Europa League gjithashtu, por do ta provojmë në çdo kompeticion, sepse të fitosh trofe është shumë e rëndësishme, e kemi një trofe në xhep tashmë”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image