Murinjo mendon për merkaton, në stadium për të vëzhguar mbrojtësin

0

Fiorentina e ka nisur këtë sezon në mënyrë të kënaqshme dhe e sheh veten në kuotën e 13 pikëve pas 8 javësh të luajtura, vetëm dy pikë më pak se vendi i katërt që të dërgon në Champions. Trajneri Stefano Pioli duket se po bën një punë të mirë, duke pasur parasysh që vjollcët kanë një ekip me lojtar në moshë të rë.

Një nga më të spikaturit te ekipi nga Firence është padyshim mbrojtësi i ri serb, Nikola Milenkoviç. 20 vjeçari u ble nga Fiorentina vitin e kaluar për 5 milionë euro nga ekipi i Partizanit të Beogradit. Forma e treguar sidomos këtë fillim sezoni nga serbi ka vënë në lëvizje klubet më të mëdha evropiane për të pasur shërbimet e tij.

Një nga klubet më të interesuara ditët e fundit raportohet të jetë Mançester Junajtid. Zhose Murinjo duket se e pëlqen shumë lojtarin e Fiorentinës dhe thuhet se trajneri portugez do të jetë në stadium mbrëmjen e nesërme për të ndjekur nga afër performancën e Milenkoviç, ku Serbia do të ndeshet ndaj Malit të Zi në transfertë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.