Murinjo mbetet pa qendërmbrojtës: Beili, sa naiv!

0

Kualifikimi për në finalen e Europa League u arrit, edhe pse me shumë vuajtje dhe pak fat në fund, kur Selta gaboi një rast të pabesueshëm.

Te Mançester Junajtid marrin frymë të qetë, sepse objektivi i madh i sezonit është ende gjallë.

Megjithatë, trajneri Zhoze Murinjo është i shqetësuar për disa arsye, duke nisur nga mungesa e qendërmbrojtësit Beili në finale. Afrikani u ndëshkua me karton të kuq dje, duke vënë në siklet Murinjon, sepse Roho mbetet i dëmtuar, ndërsa Smolling e Xhons ka kohë që nuk janë në planet e trajnerit portugez.

“Në ndeshje të tilla duhet gjakftohtësi, disa nuk arritën t’i kontrollonin emocionet. Beili u tregua naiv, nuk ka eksperiencën e Ronkalias në situata të tilla nervoze. Tani jemi në vështirësi, sepse nuk kemi shumë mbrojtës.

“Ajaksi? E mbyll kampionatin të dielën, do jetë më i freskët se ne për finalen. Do të duhet të përmirësohemi shumë. Kur luajmë mirë, me zor shënojmë, kur luajmë keq futemi në telashe të mëdha.

” Selta? Shkova dhe i duartrokita tifozët sepse e di sa të dëshpëruar ishin. E kam provuar vetë, gjysmëfinalja e parë europiane e humbur të dhemb shumë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image