Murinjo: Mbështes VAR-in, por penalltia ishte skandaloze

Penalltia e akorduar nga Nestor Pitana në finalen e Botërorit, ka shkaktuar polemika të pafundme në mbarë botën e futbollit. Personazhi i fundit që ka dalë kundër vendimit të gjyqtarit argjentinas është vetë trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo.

Në emisionin përmbyllës të Botërorit në televizionin “Russia Today”, tekniku portugez është shprehur se penalltia e akorduar mbas kontaktit të topit me dorën e Perisiçit është inekzistente për një sërë arsyesh.

“Mbas kësaj penalltie e them pa problem se ky nuk është më futbolli që unë njoh. Mbështes implementimin  e VAR-it, por vetëm kur bëhet fjalë për shkelje rregullash të qarta, por te penalltia e Perisiçit kemi të bëjmë me një rast shumë të diskutueshëm. Nuk mund ta kuptoj sesi Perisiç mund të kapërcente me krahun ngjitur trupit? Si mund të reagonte ai në kohë, kur distanca me lojtarin francez që mbulonte topin ishte vetëm një metër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *