Murinjo lumturon tifozët: Interi fiton Championsin brenda dy vitesh

0

Zhoze Murinjo ka një ndjesi pozitive për Interin. Emri i tij nuk harrohet kurrë në Milanon zikaltër, me portugezin që fitoi tripletën e famshme me zikaltrit në vitin 2010.

Në prononcimin e dhënë për “BeInSports”, trajneri portugez ndalet te Interi i Kontes dhe tregon favoritët për të triumfuar sezonin e ardhshëm në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Interi ka një skuadër të mirë, ka një projekt të ri dhe shumë para për të investuar në merkato. Sezonin e ardhshëm jo, por mendoj se për dy vjet Interi mund të synojë fitimin e Champions Ligës. Pretendentët për sezonin e ardhshëm janë: Juventusi, Bajern Mynih, PSG, Mançester Siti, Barcelona, Real Madrid, Atletiko Madrid dhe Liverpuli. Një prej këtyre ekipeve do triumfojë sezonin e ardhshëm. Çelsi? E vështirë me një merkato të bllokuar”, përfundon “Special One”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.