Murinjo kokëfortë: Siti nuk na dominoi, por ne ishim të lodhur

Mançester Junajtid doli pa pikë nga derbi kundër Mançester Sitit, duke humbur me rezultatin 3-1. Golat e Silvës dhe Agueros i dhanë avantazhin e dyfishtë Sitit, ndërsa Marsial shkurtoi diferencën me një penallti, për të arritur te goli i Gyndogan në minutën e 86, që vulosi fitoren e djemve të Guardiolës.

Zhoze Murinjo, trajneri i Junajtid, ka folur pas humbjes, duke vlerësuar paraqitjen e të tijve për 80 minuta. Portugezi nuk përton të justifikohet, si gjithmonë, edhe pse Siti ishte dominues në derbi.

DERBI – “Nëse goli i tretë u shënua në një moment kur ata po dominonin, ndoshta do ta pranoja, por ai erdhi në një moment kur po luftonim për të barazuar ndeshjen. Nëse përqendroheni në ndeshjen e sotme, ajo ishte e hapur për 80 minuta. Ndeshja ishte e hapur, në një javë kur ata luajtën tre ndeshje në shtëpi, dhe arritën fitore 6-0, 6-1. Ishin të relaksuar, çdo gjë iu shkoi lehtë dhe këndshëm, ndërsa ne luajtëm dy ndeshje të vështira në transfertë, ku njëra ishte si një finale kundër një prej ekipeve më të mira në Europë dhe dhamë gjithçka fizikisht dhe psikologjikisht.”

MUNGESA E POGBA – “Ne futëm Felainin në lojë, por ai nuk ishte gati të luante 90 minuta.  E imagjinoj duke futur Felainin në lojë kur ndeshja ishte 2-1 dhe ata do të kishin shumë probleme. Për shkaqe të ndryshme Pol na mungoi, por nuk do të thotë që me Polin i fitojmë ndeshjet, kështu që nuk është një justifikim.”

DOMINIMI I TOPIT NGA SITI – “Njerëzit që nuk e kuptojnë futbollin, e analizojnë atë në bazë të statistikave. Unë nuk i shoh statistikat. Ne bëmë gabime, por unë e konsideroj pozitive paraqitjen e ekipit. Ishte ndryshe nga një performancë e keqe. Sterling? Ai bëri disa lëvizje me gju, duhet t’i shmangim këto gjëra, por ai është i ri dhe do të përmirësohet.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *