Murinjo: Ivanoviç një hero, fëmijët të mësojnë prej tij

0

Fitore e përgjakur mund të quhet ajo e Çelsit të martën në mbrëmje në gjysmëfinalen e Kupës së L:igës përballë Liverpulit. Shembulli konkret është mbrojtësi Branislav Ivanoviç, i cili në të gjithë kohën shtesë – ka shënuar dhe golin e fitores (94’) – ka luajtur me këmbën e djathtë të gjakosur. Aq shumë gjakrrjedhje ka pasur serbi, saqë njollat kanë dalë mbi këpucët. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar trajnerit Murinjo, i cili ka vlerësuar shpirtin e sakrificës së mbrojtësit Ivanoviç. Trajneri portugez i Çelsit ka deklaruar se në fund këmba e Ivanoviçit notonte në gjak. Ai ka kërkuar që këpuca e Ivanoviçit të dërgohet në Akademinë e Çelsit, ku të rinjtë të mësojnë se çfarë sakrifice duhet të bësh për të qenë i suksesshëm. “Këmba e tij ishte tërësisht e gjakosur. Unë mendoj se këpuca e tij duhet dërguar menjëherë në akademinë e Çelsit. Fëmijët, të rinjtë mësojnë shumë gjëra për futbollin, por duhet të mësojnë dhe këtë, të bëjnë gjithçka për tq qenë të suksesshëm. Ivanoviç është një shembull i gjallë për ta”- ka thënë portugezi.
Jordan Raptor 7,
Raptor 7 2012,
Jordan Raptor 7 For Sale,

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.