Murinjo i mrekulluar nga Nadal: Ja pse do ishte bërë një futbollist fantastik

Zhoze Murinjo ka qenë në ndër vipat e shumtë që kanë siguruar një biletë për të turneun “Wimbledon” për të ndjekur nga afër tenistin spanjoll Rafael Nadal. Trajneri portugez është takuar me 33-vjeçarin, ndërsa para medieve të pranishme deklaroi se ai do mund të ishte bërë një futbollist shumë cilësor falë aftësive që ai ka.

“Është i mahnitshëm. Më bëhet qejfi për të, por jam i bindur se mund të ishte bërë një futbollist fantastik. Xhaxhai i tij, Migel Nadal ka qenë futbollisti im kur punojë si zëvendës-trajner te Barcelona në vitin 1996. Di gjithashtu që Rafa mund të luaj edhe sot mjaft mirë futboll”.

“Me aftësitë fizike që zotëron dhe mentalitetin që ka, s’kam dyshim që do ia dilte të ishte një futbollist profesionist. Megjithatë, fatmirësisht për sportin e tenisti ai zgjodhi këtë gjë”, tha Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *