Murinjo i bindur, ja kush do të jenë finalistët e Ligës së Kampionëve

0

Trajneri portugez, Zhoze Murinjo ka arritur shumë finale të Ligës së Kampionëve gjatë karrierës së tij dhe shumicat e ka fituar. Me siguri, do të donte që të ishte sërish në një të tillë, por duke qenë se është pa skuadër, ka filluar të bëjë analistin. Për mediat franceze, Mou foli për finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, ku parashikoi një fianle Barcelona-Juventus.

“Barcelona dhe Juventusi janë skuadrat që do t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Kanë treguar për disa vite tashmë që futbolli i tyre vetëm po rritet dhe me të drejtë janë favoritë. Shumë do ta shohin si një sfidë Mesi-Ronaldo, por unë nuk mendoj kështu.

Pavarësisht se ata janë dy lojtarë fantastikë dhe kanë arritur shumë gjëra, vazhdoj të mendoj se futbolli është një sport kolektiv dhe e gjitha skuadra është e rëndësishme. Si Barcelona, ashtu dhe Juventusi kanë krijuar skuadra shumë të forta dhe do të jetë një finale që do të ndiqet me mjaft interes”, u shpreh strategu portugez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.