Murinjo i befasuar: De Geas nuk i ka ndodhur asnjëherë në Angli

Portieri i Spanjës David De Gea konsiderohet një ndër portierët më të mirë në botë, por gaboi rëndë ndaj Portugalisë, duke pësuar një gol të pafalshëm. Ishte “një gabim i keq” sipas Murinjos dhe De Gea nuk do ta harrojë lehtë.

Kristiano Roanldo gjuajti nga jashtë zone dhe dukej një pritje e thjeshtë, por De Geas i shkau topi nga duart, me Portugalinë që mori sërish avantazhin e përkohshëm në barazimin 3-3 mbrëmë.

Zhoze Murinjo ka qortuar De Gean: “Ai është djaloshi im, por e pranoj që ishte një gabim shumë i keq, edhe pse është e dhimbshme ta them. Është një gabim që nuk e ka bërë kurrë te Mançester Junajtid, sepse ai u emërua lojtari i sezonit. Megjithatë, janë gabime që u ndodhin edhe më të mirëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *