Murinjo fundoset sërish, Lingard eviton disfatën

Zhoze Murinjo mund të ankohet sa të dojë, për kalendarin dhe favoret ndaj Mançester Sitit, por nëse nuk fiton as ndaj Bërnlit në Old Trafford, diçka nuk shkon më trajnerin portugez dhe skuadrën e tij, së pari.

Sot ndaj Bërnlit përfundoi 2-2, një barazim që u arrit me fat në shtesë për Junajtid. Pas barazimit ndaj Lesterit, Murinjo bëri ndryshime formacioni, por mbrojtja u çorodit edhe me shumë dhe Bërnli shënoi dy herë në pjesën e parë.

Në pushim Murinjo e kuptoi ku qëndronte problemi: Ibrahimoviç duhej të dilte, sepse suedezi me Lukakun nuk luajnë dot se bashku.

U fut Lingard, goditi traversën, shkurtoi pa u mbushur një orë lojë dhe barazoi në shtesë. Të paktën u evituar humbja por ndërkohë Siti është gjithnjë e më larg dhe tifozët e Bërnli pa mëshirë talleshin, duke krahasuar Murinjon me Guardiolën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *