Murinjo: Edhe në Londër më ndalin interistët, ka diçka që s’e harroj kurrë!

0

Zhoze Murinjo është rikthyer të flasë dhe të tjerët të dëgjojnë e kujtojnë. Trajneri portugez ndalet kryesisht tek Interi. Në ato anë të Milanos është një legjendë dhe të gjithë e adhurojnë. Kaloi dy sezone fantastike, duke veshur Champions Ligën zikaltër pas shumë viteve.

E paharrueshme mbetet tripleta e vitit 2010, periudha më e lumtur e jetës për tifozët e Interit. Murinjo flet edhe për të ardhmen në prononcimin e dhënë për “DAZN”. Për momentin është pa ekip, por për një gjë është i sigurt. Ai nuk do të rikthehet në Premier Ligë, për momentin, pasi të ardhmes nuk i dihet kurrë.

INTERI – “Interi është një familje e pabesueshme dhe jam ndjerë mirë çdo ditë. Lidhja me tifozët është rezultat i rezultateve. Kur fitohet, të gjithë janë të lumtur. Krijuam një ndjeshmëri të bukur me tifozët. Në Londër akoma më ndodh që të takoj interistë, të cilët më ndalojnë në rrugë dhe më përqafojnë. Italia ka qenë një habitat natyral për mua. Atje e përjetojnë futbollin 24 orë në 24. Kur shoh ngjyrat e Interit, dalloj ngjyrat e familjes time…

E ARDHMJA – “Etapa e radhës nuk do të jetë Premier Liga. Garancia ime e suksesit janë trofetë e fituara, edhe pse disa bëjnë të pamundurën që të harrohen. Finalen e fundit e kam luajtur para 8 muajsh, por është e kaluara. Po përgatitem për të ardhmen. Kur punon prej 18 vitesh pa pushim, nuk të del koha të mendosh gabimet e bëra. Mendoj se më kanë shërbyer këto muaj që kam qëndruar pushim.

TRIPLETA – “Nuk e harroj kurrë titullin që fituam në Siena. Ishte java e fundit e kampionatit dhe pas një jave luanim finalen e Champions Ligës. Ishte dita më e vështirë e jetës time për të fituar një kampionat. Bënte shumë nxehtë, lojtarë pak të përqendruar dhe Roma po fitonte ndeshjen e saj. E kam thënë gjithmonë se do më kishte pëlqyer të fitoja një titull në javën e fundit. Atë ditë ndryshova mendje… Motivimi para finales kundër Bajernit? Më doli nga zemra. Kur fitova Championsin e parë me Porton, djali im më thoshte se duhej të fitoja një Champions, e cila nuk do të harrohej kurrë. Për shumë lojtarë të Interit ishte shansi i fundit për t’ia dalë. Në këtë aspekt arrita t’i motivoj të gjithë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.