Murinjo e tregon xhelozinë për Klop: Ua kam thënë që para 3 muajsh për Liverpulin

Përballja që pritej me më shumë vëmendje në “Premier League” ishte ajo mes Totenhemit dhe Liverpulit. Ndeshja përfundoi në shifrat 0-1, ndërsa djemtë e drejtuar nga Klop treguan që janë të pathyeshëm në këtë kampionat.

Liverpuli nuk njeh asnjë humbje, ndërsa numëron 20 fitore dhe vetëm një rezultat të barabartë. Murinjo e ka shprehur “xhelozinë” e tij ndaj Jurgen Klop, teksa duke u bazuar te fjalët e thëna në konferencë, ka një luks të madh të madh zgjedhjes.

“Unë mendoj se Klop ka shumë gjëra në dorë dhe do të bëhet ashtu siç ai dëshiron. Mund të luaj me Firminjon si “9”, mund të luajë me Firminjon si “10”. Mund të luajë me Manen dhe Salah në krahë, pastaj mund t’i përdor në qendër. Ai ka Origin, mund të luajë edhe me Shaqirin. Mund të bëjë kaq shumë gjëra. Është e vështirë për atë që do të luajë kundër Liverpulit. Por unë ua thashë që para tre muajsh që Liverpuli do të fitojë kampionatin. Kjo situatë nuk është një surprizë për mua, por një sfidë. Liverpuli ka ekipin më të mirë në “Premier League”, ka thënë Murinjo. /Sport Ekspres/