Murinjo e ka me Konten: Luan me 7 vetë në mbrojtje

0

Trajneri i Mançester Junajtidit Murinjo ka llogari të hapura me Çelsin dhe në veçanti me Antonio Konten. Portugezi duke folur para takimit të sotëm kundër Stouk Sitit ka sulmuar italianin duke deklaruar se kampionët e Anglisë luajnë një futboll mbrojtës.

“Ne e dimë se nëse e shohim me syrin pragmatist, në sezonet e fundit fituesit e Premier nuk kanë luajtur futboll sulmues. Ata luajnë futboll mbrojtës dhe në kundersulm. Kjo do të thotë se ndoshta kjo është mënyra e duhur për të fituar Premier Ligën. Ne jemi ndryshe, ne duam të argëtojmë publikun, por dhe të fitojmë. Ata nuk e kanë problem të luajnë dhe me 7 lojtarë në mbrojtje”- ka thënë Murinjo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here