“Murinjo e ka gjetur Diego Kostën e ri”, në Angli i thurin elozhe Muriqit: Makth për kundërshtarët, ideali për “special one”

Vedat Muriqi ka rënë prej kohësh në radarët e Totenhemit dhe kjo është bërë e ditur që herët. Paraqitjet me fanellën e Ferenbahçes kanë shërbyer si nëj vitrinë fantastike për të, duke qenë interesin e shumë klubeve të njohura. Një ofertë nga skuadra angleze pritet të vijë në tryezën e gjigantëve turk për sulmuesin shtatlartë, i cili sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të jetë larg Stambollit. Ndërkohë media “Football London”, e cila i dedikohet ekipeve të kryeqytetit anglez i kushton një artikull të veçantë lojtarit dardan, ku e krahason edhe me Diego Kostën.

“Murinjo mund ta ketë gjetur Diego Kostën e Totenhemit”, është titulli me të cilin media në fjalë hap shkrimin e saj për muriqin, të cilin e konsideron si perfekt për trajnerin portugez. E për të mbështetur tezën e vetë rendit edhe argumentat dhe cilësitë e sulmuesit për ta vërtetuar. Fjalët e mira nuk mungojnë aspak për lojtarin shqiptar, që për hir të së vëtetës e ka treguar veten e tij në fushë se kush është.

“Nëse shikoni përtej rekordit të golave të Muriqit, është e lehtë të shihni pse Murinjo do të interesohej për të. Kjo për shkak se ai është një qendërsulmues me një prani fizike, i cili është i fortë në mbajtjen e topit për të sjellë të tjerët rreth tij. Sulmuesi ideal për Murinjon.

Ngjashmëri mund të nxirren midis mënyrës se si Diego Kosta dhe Muriqi e luajnë lojën, dhe ne të gjithë e dimë se si Murinjo fitoi më të mirën nga sulmuesi i zjarrtë gjatë aventurës së tij të dytë te Çelsi. Sulmuesi i Fenerbahçes mund të mos jetë aq i shpërthyes, por ai nuk largohet nga një betejë. Ai është një makth për mbrojtësit kundërshtar për t’i dalë përpara.

Ashtu si Kosta, natyra fizike e Muriqit maskos se sa e zgjuar është lëvizja e tij. Ai mund të përdoret si një makineri e rëndë, për efekt të shkëlqyeshëm, por ai gjithashtu spikat hapësirën në gjysmën kundërshtare dhe di ta shfrytëzojë atë. Muriqi zotëron inteligjencë të mprehtë të lojës, diçka që Murinjo pëlqen të shohë te lojtarët e tij” shkruan ndër të tjera “Football London” për Vedat Muriqin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *