Murinjo e do me çdo kusht, ja “çmenduria” më e fundit për Kulibalin

Mançester Junajtid është gati të bëjë një çmenduri financiare për të marrë në skuadër qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidu Kulibali. Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, në zyrat e klubit napolitan ka mbërritur një çek prej 90 milionë eurosh.

Sigurisht, që kjo ofertë e “djajve të kuq” është refuzuar nga presidenti i Napolit Aurelio De Luarentis, i cili nuk ka ndërmend ta lëshojë mbrojtësin pa 100 milionë Euro. Interes për senegalezin kanë shfaqur dhe klube të tjera elitare si Real Madrid, Bajerni i Mynihut, Barcelona dhe Mançester Siti.

Interesimi i Zhoze Murinjos për 27-vjeçarin është i hershëm, pasi Mançester Junajtid ka dy vite që përpiqet të blejë kartonin e mbrojtësit, por De Laurentis i ka treguar secilën herë “dritën e kuqe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *