Murinjo e bën zyrtare, Ibra ikën në verë

0

Zhoze Murinjo ka folur hapur për herë të parë në lidhje me të ardhmen e Zllatan Ibrahimoviçit dhe e ka bërë të qartë që sulmuesi nuk është më në planet e Mançester Junajtid.

Sezonin e shkuar suedezi ishte fantastik, me 28 gola, por në prill u dëmtua rëndë dhe që atëherë ka pasur shumë probleme, duke u kthyer për pak ndeshje në nëntor dhe duke u dëmtuar sërish.

“Të gjithë e dimë që është sezoni i fundit i Ibras me ne, pastaj për të ardhmen vendos ai, do të vazhdojë apo do të ndalet”, deklaroi trajneri portugez në lidhje me 36-vjeçarin.

“Ai e ka fituar të drejtën për të vendosur për jetën e vet, është një lojtar fantastik dhe vetëm një dëmtim shumë i rëndë në momentin e gabuar prishi një seri sezonesh tw shkëlqyer që do të kishte me ne.

“Tani Ibra nuk plotësisht i lumtur, i bindur dhe i gatshëm të japë ndihmën e vet për skuadrën, por është një kampion dhe person i ndershëm sa të ketë dëshirën që të kthehet vetëm kur të jetë 100% gati. Ai po punon shumë, duke synuar të ri gjejë formën e vet të plotë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.