Murinjo: Do rikthehem, në klubin e radhës s’do kem konflikte të brendshme

Zhoze Murinjo u shkarkua pas dy vitesh e gjysmë nga detyra si trajneri i Mançester Junajtid. Trajneri portugez humbi besimin e lojtarëve duke i bërë dëme të mëdha skuadërs, që më pas u reflektuan me ecurinë e dobët të skuadrës.

Në një intervistë për “The Telegraph”, trajneri portugez ka folur për të ardhmen e tij dhe për gabimet e së shkuarës.

“Në futboll thuhet shpesh se nga humbjet mund të mësosh shumë. Ndoshta kjo shprehje mund të jetë disi e vërtetë. Megjithatë, unë jam ndër ata që mësoj më shumë nga fitoret. Kjo është hera e parë që nuk fitova trofe gjatë një viti e gjysmë. Tani kam kohë për të menduar e reflektuar për të kuptuar se gjithçka që ndodhi dhe për të qenë gati për sfidën tjetër. Kam pasur oferta, por i kam refuzuar”.

“Kur të vijë oferta e duhur do jem i mbushur me energji dhe gëzim. Kam pasur së fundmi një ofertë shumë tunduese nga ana financiare (nga një klub nga Katari), por e refuzova. Do më vinte turp t’ua thosha se sa para më ofruan, pasi e refuzova”.

“Në klubin tim të ardhshëm nuk dua problem të brendshme, dua që konflikti të jetë vetëm në fushën e lojës, pasi aty merren tri pikët. Në klubin tim të ardshëm do të punoj me njerëz që ndajnë të njëjtat filozofi si unë”, tha Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *