Murinjo do goditjen e fundit, ofertë konkrete për Boateng

Zhoze Murinjo e ka shprehur hapur se pret nga drejtuesit e tij dhe minimalisht një lojtarë. Merkato në Angli mbyllet më 9 gusht dhe koha në dispozicion nuk është shumë e madhe, pasi ditët po kalojnë dhe lojtari i ri duhet të nxitojë më pas që të arrijë grupin sa më parë.

Synimet e “djajve të kuq” janë që të afrojnë një mbrojtës me kualitet, në mënyrë që ta kenë prapavijën e sigurt, por kur duhen dhe pak ditë që të nisin kampionatet më të mëdha në Europë nuk do të jetë dhe aq e lehtë për ta gjetur një lojtar të tillë.

Gjithsesi, shpëtimtari i Mançester Junajtid mund të vijë nga Gjermania, me Zherom Boateng që ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambient. Siç raporton “Daily Mail”, Junajtid ka gati një ofertë prej 50 milion sterlinash për kampionët e Gjermanisë. Një ofertë e majme që mund t’i tundojë bavarezët që ta lënë të lirë mbrojtësin 29-vjeçar. Gjithçka pritet që të vendoset shumë shpejt, por e ardhmja e mbrojtësit duket gjithnjë e më larg Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *