Murinjo dhe Pep bashkojnë forcat, armiku është…“The Sun”

0

Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo janë dy trajnerë që ngjasojnë shumë pak me njëri tjetrin. Por, në konferencat paraprake për ndeshjet e Champions-it, të dy trajnerët elitarë iu “vërsulën” të njëjtë shënjestër.

Bëhet fjalë për tabloidi britanik, “The Sun”, që gjatë ditëve të fundit ka publikuar dy artikuj që ka acaruar trajnerët e secilës skuadër. Murinjo u tall në mes të konferencës me korrespodentin e “The Sun”, për lajmin që ai kishte shkruar në lidhje me një bisedë telefonike midis tij dhe  Zinedin Zidan. Portugezi iu drejtua me ironi gazetarit duke i thënë: Ai ka përgjues në celularin tim.

Ndërsa Guardiola reagoi në lidhjen me lajmet se klubi i tij po planifikon transferimin e Kilian Mbapesë në muajin janar dhe se për të sjellë te Mançester Siti talentin francez duhej sakrifikuar ylli i skuadrës Rahem Stërling. Spanjolli e përgënjeshtroi menjëherë lajmin: Nuk e kuptoj se nga dalin këto lajme. PSG-ja nuk ka se si ta shesë një lojtarë si Mbape, transferimi i tij është pamundur, asnjë ofertë e jona nuk do të mund të bindte PSG-në.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.