Murinjo bën magjinë e radhës, Junajtid në finale

Finalisti i parë i Kupës FA është Mançester Junajtid, që ka triumfuar sot ndaj Totenhemit 2-1.

Në fakt, nisi në mënyrë perfekte për Totenhemin, skuadër që luan futboll mjaft të bukur, por që mbetet naive, pa eksperiencë, pa trofe dhe koha po i mbaron, sepse në futboll nuk i mban mend askush humbësit e bukur.

Mbahen mend fituesit si Zhoze Murinjo, i cili gjeti ekuilibrat e duhur në mbrojtje, ringjalli Pol Pogbanë dhe Aleksis Sançez dhe ky i fundit shënoi golin e barazimit në minutën e 24-t.

Totenhemi u dërrmua nga ai gol dhe me pas vuajti shumë, duke u kufizuar vetëm të zotërimi shterpë i topit, ndërsa Junajtid shënoi me Anders Herrerën në minutën e 62-të dhe Totenhemi nuk reagoi më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *