Murinjo: Barcelona ose Juvja mund të eliminohet, ju shpjegoj pse!

Zhoze Murinjo është i dashuruar vetëm pas fitoreve, sidomos atyre në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Portugezi ka fituar dy herë Champions Ligën me Porton dhe Interin. Aktualen po e shijon nga televizori, sepse për momentin është pa ekip.

Futbolli është bërë i paparashikueshëm, në fakt kështu ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. “Special One” ka komentuar ndeshjet e kthimit çerekfinale për “Russia Today”. Juventusi dhe Reali i Madridit shihen me një këmbë në gjysmëfinale nga opinioni i gjërë.

Bardhezinjtë barazuan 1-1 në Holandë kundër Ajaksit, ndërsa Barcelona fitoi 0-1 në “Old Trafford” përballë Junajtid vendas, por një prej tyre mund të eliminohet mbrëmjen e sotme.

Tani asnjë ekip nuk niset i eliminuar pas ndeshjes së parë. Juventusi dhe Barcelona kanë një avantazh të vogël. Megjithatë, nuk do të befasohesha nëse një prej tyre do të eliminohej. Rezultatet po na tregojnë se të gjitha ekipet luajnë në ndeshjet e kthimit pa e patur mendjen te ndeshja e parë. Askush nuk niset me idenë që ka marrë fund.

Mançester Siti-Totenhem? Është një parashikim shumë, shumë i vështirë. Mund të them që Siti është favorit, por me shumë dyshime. Do të jetë një ndeshje e ashpër, por Totenhemi mund t’ia dalë që të kualifikohet. Duhet ta pranojmë se të gjitha ekipet kanë nga 12.5% mundësi për të fituar kupën”, përfundon Zhoze Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *