Murinjo: As 300 milionë nuk mjaftojnë për të thyer Sitin

0

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo nuk e ka fshehur zhgënjimin për një tjetër barazim të arritur nga ekipi i tij kundër Bërnlit. “Djajtë e kuq” vazhdojnë të pësojnë dhe kjo nuk i pëlqen aspak Murinjon, ndonëse këtë herë ai nuk ka dashur të tregojë gishtin e përgjegjësisë tek lojtarët e tij.

Analiza – “Ishte një ndeshje që duhet ta kishim fituar. E vetmja gjë që më kënaq, është mënyra se si reagoi ekipi pas 0-2. Ata kanë luftuar fort, ndaj nuk kam për çfarë t’i kritikoj. Dua të vlerësoj shpirtin e tyre, reagimin.”

Pjesa e parë – “Nuk e di çfarë ndodhi, ata shënuan një gol të shpejtë, ishin me fat se topi u përplas sa këndej-andej. Më pas u tërhoqn në mbrojtje dhe në gjuajtjen e dytë në portë shënuan sërish. Kjo na e bëri shumë të vështirë detyrën, sepse për 45 minuta duhej të luanim në portën e tyre. Kemi luajtur për 45 minuta vetëm me një mbrojtës. Por të vjen keq, është e turpshme që nuk fituam pas një dominimi absolut në 45 minutat e dyta. Mendoj se Lingard dhe Mikitarian i dhanë më shuam dinamikë lojës sonë. Lojtarët pranuan çdo rrisk për ta fituar këtë takim. Ndaj është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë se dy gola.”

Kalendari – “Nuk mund të them se Bërnli ishte më i favorizuar se ne për sa i përket kalendarit. Mendoj se dhe ata janë një nga klubet e ndëshkuara nga kalendari.”

Krizë rezultatesh – “Pse? Sepse meritonim të fitonim të dy takimet e fundit ku kemi barazuar?  Sepse kundërshtari erdhi vetëm dy herë në portën tonë dhe shënoi dy gola? Mendoj se në dy takimet e fundit ne duhet të kishim marrë 6 pikë, kjo është e gjitha.”

Merkato dhe Siti – Por Murinjo ka lënë në fund thumbimin për klubin, duke i kërkuar haptazi dhe qartë qindra milionë sterlina të tjera për të krijuar një skuadër të denjë për të konkurruar me Sitin. “Kemi shpenzuar 300 milionë sterlina? Kjo nuk do të thotë asgjë. Ato nuk mjaftojnë, thjesht nuk mjaftojnë. Mançester Siti blen mbrojtës me çmimin e sulmuesve. Është e natyrshme që çmimi për klubet e mëdhenj është i ndryshëm nga ai i klubeve të tjerë. ne jemi një klub i madh me një histori të madhe dhe duhet të ndjejmë përgjegjësinë e këtij klubi”- ka thënë Murinjo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image