Murinjo ankohet edhe pas fitores: Kisha plane të tjera për sezonin e ri

0

Mançester Junajtid e nisi sezonin e ri me fitore dhe Zhoze Murinjo konfirmohet magjistar i javës së parë, sepse nuk ka humbur asnjë nga 18 ndehsjet hapëse që ka drejtuar.

Megjithatë, trajneri portugez është si gjithmonë thumbues dhe ironik në konferencën për shtyp dhe këtë sezon mërzia e tij është e qartë, pasi klubi nuk i bleu asnjë emër të madh, duke e detyruar të përballojë sezonin thuajse me lojtarët e sezonit të shkuar.

“Ishte një ndeshje e mirë, besoj se se Federata Angleze është e kënaqur. Megjithatë, na duheshin 6 zëvendësime, jo 3. Falënderoj Pogba, kishte vetëm 60 minuta e shumta, por luajti deri në fund, edhe pse nuk kishte më karburant. Lojtarët dhanë gjithçka, të gjithë, fizikisht ishin të shtrydhur. Duhej të futej Marsial për të shënuar në kundërsulm, por nuk e futja dot sepse kisha lojtarë me karton të verdhë dhe të tjerë të tej lodhur.

“Lesteri? Duhet respekt, nuk ka më ekipe të vegjël. Sot mundëm një ekip që ka shpenzuar më shumë se ne në merkato. Harrojeni historinë, harrojeni fanellën, tani çdo skuadër ka cilësinë tonë, ka lojtarë të mirë.

“Merkatoja? Kisha muaj që bëja plane, por tani e gjej veten në një situatë që nuk e prisja. Do të jetë një sezon i vështirë, për të gjithë. Është hera e fundit që flas, merkatoja ka mbaruar. Futbolli ka ndryshuar, tani më mirë të mos quhemi menaxherë, por trajnerë, sepse vetëm kaq bëjmë, stërvitim lojtarët që kemi. Në nëntor do ta kuptojmë a luftojmë dot për titull”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.