Murati: Nuk po na ndahet Franca, Kosova më shumë shanse se ne!

Edvin Murati, ish-mesfushori i kombëtares dhe PSG-së, ka folur për “SuperSport” për shortin e kombëtares sonë në kualifikueset e EURO 2020. Ai shpreson në kualifikimin e Shqipërisë, ndërkohë që thekson se Kosova ka më shumë shanse se ne.

Vit për vit me Francën ne, nuk e di nëse është rastësi (qesh). Nuk i dihet futbollit, por duhet qenë optimist. Uroj të kualifikohemi. Për Francën njëlloj është, ata kanë tre ekipe. Islanda është ekip i fortë, Franca del e sigurt”, tha fillimisht Murati.

Në lidhje me Kosovën, ish-mesfushori që tani bën menaxherin, Murati shoti: “Me thënë të drejtën kanë goxha ekip, po fitojnë shumë ndeshje. Po shënojnë me ekipet e tyre. Ata kanë më shumë shanse se ne“, përfundon 43-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *