Murataj i habit të gjithë: Bylisi do tentojë Europën

0

Skuadra e Bylisit tregoi se ishte më e mira në Kategorinë e Parë në sezonin që u mbyll, jo vetëm se i sfidoi të gjithë rivalët në Grupin B dhe fitoi finalen me Vllazninë, por edhe për organizimin e seleksionimin e elementëve cilësorë që ka afruar në sezonet e fundit. Dhe këtu futet edhe kapiteni Valentino Murataj, i cili për SportEkspres.com deklaron se kjo ngjitje e Bylisit në Superiore është e merituar.

Për Muratajn, baza e këtij suksesi mbetet organizimi e menaxhimi i mirë i klubit. “Kam dy sezone që luaj në radhët e Bylisit, por këtu organizimi e menaxhimi i skuadrës është në nivele shumë të mira. Kjo mendoj na dha suksesin, pra ngjitjen në Kategorinë Superiore. E veçanta tjetër është se futbollistët e rinj kanë gjetur hapësira te kjo skuadër dhe përbëjnë bazën edhe për sezonin e ri”, theksoi kapiteni i Bylisit.

Murataj flet edhe për sezonin e ardhshëm dhe pritshmëritë në Superiore: “Të gjithë mendojmë e besojmë se Bylisi do të jetë skuadër rivale për vendet e kreut të renditjes. Nuk është i tepërt edhe synimi që gjatë sezonit të ri të luftojmë që Bylisi të luajë në Europë. Do jetë një rrugëtim i vështirë dhe i bukur, por edhe i arritshëm”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.