Mur dhe shumë shpejtësi, ja plani i Lerdës

0

Partizani synon të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë me Sherif Tiraspol dhe trajneri Franko Lerda ka bërë gati planin për t’ia dalë me sukses. Të kuqve u duhet fitorja dhe do e tentojnë. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të moldavëve, ndërkohë që takimi i sotëm është programuar të zhvillohet prej orës 19:00.

RRESHTIMI – Italiani i Partizanit ka menduar të ndryshojë modulin dhe skuadra e tij do të luajë me 3 në mbrojtje. Belica dhe Bitri janë sërish titullarë, ndërkohë që krah tyre do të luajë prurja e re, rumuni Boldor.

Në portë sigurisht që do të jetë kapiteni Alban Hoxha, kurse pistonë nga krahët janë përzgjedhur Esat Mala dhe Lorenc Trashi. Ky i fundit nuk është preferuar titullar në ndeshjet e mëparshme.

Bruno Telushi dhe Rron Broja do të luajnë në qendër të mesfushës, kurse në sulm të kuqtë do të kenë tre lojtarë. Solomon do të ketë mbështetjen e Asanit dhe Uilliam nga krahët.

Formacioni i mundshëm (3-4-3): Hoxha – Bitri, Belica, Boldor – Mala, Telushi, Broja, Trashi – Asani, Solomon, Uilliam

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.