Mungon rinovimi, “lumë” ofertash për sulmuesin e Tiranës

Tirana ka afruar në skuadër dy lojtarë si Elton Kale dhe Agustin Torasa, të cilët sezonin e shkuar ishin pjesë e Flamurtarit. Kështu, largimet e Junus Sentamu dhe Namdi Oduamadit as që do të ndihen në kampin bardheblu.  Drejtuesit ndërkohë po përgatitin edhe afrime të tjera.

Një tjetër proces i rëndësishëm është rinovimi i kontratave. Bedri Greca është një nga lojtarët që tashmë është i lirë. Ende nuk ka bisedime për  nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Tiranën dhe gjasat janë që sulmuesi anësor të largohet.

Cilësitë nuk i mungojnë dhe i ka treguar, por ka pasur edhe momente tensioni që nuk është se u pëlqejnë shumë në kampin bardheblu. SportEkspres.com mëson se Greca ka pasur kontakte nga klube të ndryshme dhe po mendon ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Një opsion për të është edhe transferimi në Kosovë, ku janë të shumtë lojtarët që janë aktivizuar në Superiore. Gjithsesi Greca ka pretendimet e tij në aspektin financiar dhe do të duhet një klub që ia plotëson ato, por sigurisht kërkon të luajë në një klub që luan për objektiva të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *