Mungon goli në Azerbajxhan, por Kosova jep besim për të ardhmen

Kosova e ka nisur me një barazim pa gola aventurën e saj në Ligën e Kombeve. Në transfertën azere mund të thuhet se të besuarit e Shaland kanë marrë një rezultat pozitiv, pasi luanin ndaj skuadrës më të fortë të grupit.

Ndonëse lojtarët e Kosovës ishin më kërkues dhe rrezikuan disa herë portën vendasi nuk mundën që të gjenin dot portën e kundërshtarëve. Një ndeshje e hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por pa mundur që të nxjerrë një fitues.

Kosova jep besim se në ndeshjet e ardhshme mund të bëjë akoma dhe më mirë. Kujtojmë që vetëm pas tre ditësh në arenën “Fadil Vokrri” do të luhet ndaj Ishujve Faroe dhe një sukses në atë takim do të rriste shanset e skuadrës kosovare për të arritur vendin e parë.

Azerbajxhan 0 – 0 Kosovë

Azerbajxhani: Agajev, Pashajev, Medvedev, Hysejnov, Karajev, Almejda,  Mahmudov (Nazarov 66’), Alesgerov, Kurbanov (Xelilzade 61’), Shejdajev (Alijev 74’). Trajner: K. Kurbanov

Kosova: Ujkani, Paqarada, Aliti Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Shala, Zeneli (Voca 84’), Celina (Avdijaj 74’), Zhegrova (Rashica 63’), Muriqi. Trajner: B.Shaland

Kartonë të verdhë: Kryeziu 81’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *