Mungon goli ndaj Jordanisë, kuqezinjtë nuk kanë forcë goditëse

0

Shqipëria është ndarë në një barazim 0-0 në takimin miqësor me Jordaninë të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Skuadra e Kristian Panuçit nuk ka mundur që të gjejë rrugën e  rrjetës, edhe pse duhet të thuhet se takimi u dominua nga kuqezinjtë.

Një ndeshje që kishte një formacion eksperimental, kjo për faktin se në fushë zbritën ata futbollistë që kishin pasur më pak hapësira në sfidat e fundit, apo u kishte munguar grumbullimi muajin e kaluar. Tekniku italian siç duket po testonte ata futbollistë që mund të jenë të dobishëm në sfidën e fundjavës me Izraelin.

Fitorja mungoi, por kuqezinjtë krijuan jo pak raste, teksa kishin disa mundësi për shënim. Sfida nisi me një zëvendësim të detyruar, me Mihajn që la fushën e lojës pa u mbushur 10 minuta. Grezda shpërdoroi dy raste në pak sekonda, por kishte pretendime dhe për një 11-metërsh, që dukej e qartë. Edhe miqtë provuan në disa raste, por nuk është se e vunë vërtetë në vështirësi portierin Berisha.

Në pjesën e dytë Panuçi kreu dhe 5 zëvendësime të tjera, por rezultati sërish nuk ndryshoi, pavarësisht ngacmimeve të Balajt. Më shumë golit iu afrua Uzuni, i cili pa që shtyllën t’i mohonte golin në debutim. Tani e gjithë vëmendja është tek takimi me Izraelin.

Një fitore më shumë do të vlente për anën morale, megjithatë loja e zhvilluar sot jep besim se pas pak ditësh mund të marrim një rezultat pozitiv si një vit më parë në Izrael, edhe pse sulmi çalon.

Miqësore, e mërkurë, 20:00
Stadiumi “Elbasan Arena”
Shqipëri 0-0 Jordani

 

DIREKT 

85’ – Gavazaj fton Uzuni nga e djathta, mesfushori tenton me një goditje të befasishme, por është i pafat pasi godet shtyllën.

64′ – Veseli ka një mundësi të mirë për shënim, por mbrojtësi nuk arrin të godasë siç duhet.

52′ – Balaj tenton me një goditje mjaft të bukur, pas harkimit nga këndi, por portieri mik i mohon golin.

47′ – Manaj kordinohet dhe godet me të djathtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së miqve.

44′ – Binaku shërben për Manajn në qendër të zonë, lushnjari devijon, por jo mjaftueshë msa për të çuar topin në rrjetë.

38′ – Binaku provon me kokë pas një harkimi të Grezdës, por tentativa e mbrojtësit neutralizohet nga portieri mik.

23’ – Grezda rikuperon një top dhe futet në zonën kundërshtare, në momentin e fundit rrëzohet brenda zone, por nuk a 11-metërsh sipas gjyqtarit. Rast i diskutueshëm.

13’ – Gavazaj tregohet vigjilent dhe përfiton nga një gabim i mbrojtjes mike, anësori fton sërish Grezdën, por sërish është i pasaktë sulmuesi, i cili vonohet dhe humbet mundësinë për të goditur.

12’ – Gavazaj avancon nga e djathta dhe pason topazi për Grezdën,  i cili nga shumë pranë godet, por në mënyrë të pabesueshme gabon nga fare pranë.

5′ – Mihaj pëson një dëmtim në kavilje dhe vetëm pas 5 minutash lojë kërkon zëvendësim

1′ NIS NDESHJA!

Memushaj dhe Prenga janë dërguar në tribunë nga trajneri Kristian Panuçi.

FORMACIONET 

Shqipëria: Berisha, Lila, Gjimshiti, Manaj, Grezda (Balaj 46′), Xhaka (Ndoj 46′), Mavraj (Dermaku 54′), Binaku (Lenjani 61′), Mihaj (Veseli 10′), Ramadani (Uzuni 46′), Gavazaj. Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Hoxha, Strakosha, Hysaj, Basha, Vrioni, Kaja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.