Mungojnë financat, Tirana tërhiqet nga aktiviteti

0

Sporti në Shqipëri vazhdon të vuajë krizën financiare. Futbolli, që duket në pozita më të mira dhe qarkullon miliona lekë në sezon ka problemet e tij të mëdha. Imagjinoni çfarë ndodh në sportet e tjera.

Një prej tyre është basketbolli, ku edhe klubet me traditë e kanë të vështirë të përballojnë kostot e aktiviteteve. I tillë është rasti i Tiranës për meshkuj, me klubin kryeqytetas që u tërhoq nga pjesëmarrja në Ligën Ballkanike.

Bardheblutë e njoftuan vendimin e tyre në faqen zyrtare në “Facebook”, duke argumentuar se me financat që ka ekipi, është e pamundur të mbulohen shpenzimet e turneut ndërkombëtar. Klubi provoi me të gjitha mënyrat të siguronte fondet e nevojshme, por në fund i’u dorëzua realitetit të hidhur.

Megjithatë, në njoftimin e bërë, klubi i Tiranës kërkoi të qetësonte tifozët rreth situatës së krijuar. Batdheblutë theksonin se mungesa e fondeve për Ligën Ballkanike nuk e ndryshon objektivin, që mbetet titulli kampion.

?

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.