Mungoi vetëm zyrtarizimi te Partizani, Kwame Karikari shpallet kampion në Gjeorgji

Kwame Karikari ka bërë jehonë përpara disa muajsh në Shqipëri, pasi ishte shumë pranë ardhjes te Partizani. Madje sipas mediave mungonte vetëm zyrtarizimi i fundit, pasi marrëveshja ishte arritur. Por një ndryshim i momenteve të fundit bëri që gjithçka të anullohej.

I njëjti futbollist, zgjodhi që t’i bashkohej Dinamo Tbilisit në Gjeorgji. Vështirësia ka qenë e madhe për të zënë një vend në formacion, por në fund sakrifica ia ka vlejtur. Kjo pasi Dinamo Tbilisi është shpallur kampion në Gjeorgji, duke triumfuar pavarësisht konkurrencës së lartë. Karikari ka arritur të shënojë dy gola në tetë ndeshjet e zhvilluara me këtë fanellë kampionësh. /Sport Ekspres/