Mungesa me peshë, Teutën e kënaq edhe barazimi në Gjirokastër

0

Një transfertë e vështirë e pret sot Teutën, që duhet të ndeshet me Luftëtarin në Gjirokastër. Durrsakëve u duhen ende pikë për të qenë të sigurt në qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar dhe sot do të ishin të kënaqur edhe me një pikë. Trajneri Gugash Magani do të ketë disa mungesa të rëndësishme në sidën me Luftëtarin, por ka punuar që skuadra t’i përgjigjet si duhet kundërshtarit, që kërkon vendin e katërt për Kupat e Europës.

Mungojnë për shkak kartonësh elbasanasit Musta dhe Hila, ndërsa Hodo dhe Cmajçanin janë të dëmtuar dhe duket se e kanë mbyllur sezonin. Gjithsesi, Teuta nuk ka çfarë humbet në fushën e Luftëtarit dhe do të japë gjithçka në fushë për të mos u kthyer duarbosh nga Gjirokastra.

Formacioni i mundshëm i Teutës

Kastrati – Beqja, Markoviç, Shkalla, Kotobelli – Progni, Dita, Sykaj, Çyrbja – Bangal  – Magani

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here