Mungesa më e madhe në derbi, Bruno Telushi: Ndihem fajtor për Partizanin!

Bruno Telushi do të jetë mungesa e madhe për Partizanin në derbin ndaj Tiranës. Kjo për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e fundit, ndërsa me pak më tepër kujdes, mund të ishte sërish prezent ndaj bardhebluve dhe duke dhënë kontributin e tij për ekipin. Në intervistën e dhënë për “TV Klan”, mesfushori është shprehur se ndihet disi fajtor për mungesën e tij.

“Unë personalisht ndihem disi fajtor për Partizanin. Po mundohem që të karikoj djemtë për të dhënë më të mirën. Ne mundohemi që të gjejmë nga gabimet në takimet e kaluara dhe të bëjmë më mirë. E mira është se ne presionin e nxjerrim për mirë dhe asnjëherë për keq. “Air Albania” është një super stadium dhe do të ndikojë mirë edhe për futbollin shqiptar”, tha Telushi. /Sport Ekspres/