Mungesa e Sefgjinit, dilema për Memellin

Laçi pret Kastriotin në shtëpi të dielën dhe objektivi i vetëm për kurbinasit janë tre pikët. Bardhezinjtë i kanë dhënë fund shtegtimit, por nuk janë të plotë në përballjen me krutanët e vendit të fundit.

Elvi Berisha u ndëshkua me karton të kuq ndaj Partizanit, kurse mbrojtësi i majtë taulant Sefgjini plotësoi numrin e kartonëve të verdhë. Të dy këta lojtarë do të mungojnë dhe për trajnerin Migen Memelli ka një dilemë.

Bëhet fjalë për lojtarin që do të zëvendësojë Sefgjinin në krahun e majtë të mbrojtjes. Denis Pjeshka është një opsion. Shkodrani prej kohësh nuk luan futboll për shkak se gjatë verës u operua në menisk.

Ai ende nuk ka debutuar, por së fundmi është rikuperuar dhe gjatë kësaj periudhe po punon normalisht me grupin. Gjatë ndeshjeve miqësore, por edhe në Kupë, si mbrojtës i majtë është provuar edhe Erjon Dragoj. Gjithsesi nesër do të kuptohet më shumë se si skuadra kurbinase do të rreshtohet kundër Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *