Mungesa e rinovimit fut tifozët në panik, Klop shpjegon gjithçka

Liverpuli dhe Dortmundi do të ndeshen mes tyre nesër në orën 02:00 në një miqësore spektakolare. Jyrgen Klop do të përballet me ish-ekipin e tij, ndërsa ndalet te rinovimi i kontratës me The Reds.

52-vjeçarit gjerman i përfundon kontrata me Liverpulin në verën e vitit 2022. Drejtuesit e kampionëve të Europës i kanë ofruar rinovimin, sigurisht me rritje rroge, por ai nuk e ka pranuar. Nuk ka nevojë për panik dhe Klop e shpjegon në këtë mënyrë vendimin e tij.

Nuk arrij ta imagjinoj ditën që nuk do të jem më trajneri i Liverpulit, por nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Nuk dua të gjendem kurrë në një pozitë ku njerëzit ndihen të bezdisur nga fakti që unë jam akoma aty. Kjo është e vërtetë. Në futboll ekziston kjo lloj ndjesie, sepse duhet të jesh gjithmonë në pozita fitoreje. Tani gjithçka po shkon vaj, të shohim sa do të zgjasë.

Kam edhe tre vite kontratë dhe gjithçka po ecën për mrekulli. E adhuroj këtë skuadër. Grupi është i mirë dhe ka moshën e duhur për të bërë gjëra të mëdha. Pronarëve ju pëlqen puna ime dhe mua më pëlqen ajo çfarë po bëjnë ata. Nuk do të largohem para mbarimit të kontratës. Kemi kohë për të marrë një vendim, nuk është momenti ta bëjmë tani“, përfundon Jyrgen Klop nga universiteti i Notre Dame.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *