Mungesa e minutave, Mensah kërkon ”llogari” te Gega

Partizani po i bën gjërat mirë deri më tani, çka dëshmohet dhe nga vendi i parë në klasifikim. Skuadra e “demave” ndryshe nga çdo edicion tjetër ka gjetur atë qetësinë që i ka munguar, ndonëse herë pas herë nuk mungon ndonjë “shkëndijë”, që është normale në një grup aq të madh.

Siç raportohet në “RTSH Sport”, sulmuesi Emanuel Mensah ka folur për disa minuta me trajnerin Skënder Gega, para nisjes së seancës së sotme stërvitore, duke kërkuar në një farë mënyre “llogari” për mungesën e minutave .

Ganezi u aktivizua në minutën e 70 në ndeshjen e fundit dhe kjo gjë duket se nuk i ka lënë shije të mirë autorit të tre golave. 24-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje deri më tani, por vetëm 6 prej këtyre sfidave i ka nisur që nga minuta e parë. Pas bisedës me Gegën, Mensah është bashkuar me grupin dhe duket se gjithçka do të vijojë normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *