Mungesa e madhe ndaj Milanit dhe çështja “Ikardi”: Spaleti i sqaron të gjitha

Inter do të luajë pasditen e nesërme ndaj Spalit në shtëpi, sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Serie A. Zikaltrit do të provojnë të ngrenë kokë pas hapit fals ndaj Kaljarit një javë më parë, ku u mposhtën me shifrat 2-1.

Në kuadër të ndeshjes së nesërme, për mediat ka folur trajneri, Luçiano Spaleti. Italiani ka folur mbi takimin ndaj Spal si dhe mbi qëndrimin e ekipit të tij. Gjithashtu, numri një i stolit zikaltër ka dhënë dhe një koment mbi çështjen e shumëpërfolur të Mauro Ikardit.

NDESHJA – “Më duhet të bëj disa ndryshimë, por gjithmonë duke aktivizuar alternativat më të mira. Do të ishte bukur ta festonim 111 vjetorin me tifozët tanë me një fitore.”

QËNDRIMI I EKIPIT – “Pres që ekipi im ta kalojë dhe të mësohet me çdo situatë, qoftë në Frankfurt apo qoftë diku tjetër. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe mos të kemi dyshime mbi qëndrimin tonë.”

ÇËSHTJA IKARDI – “Të them të drejtën nuk është se kam marrë vesh për të rejat, duhet të pyesni Marotën për sa i përket kësaj çështje. Janë disa gjëra që duhet të qartësohen dhe e mira është që të pyesni Bepen. Sa për mua, më duhet të fokusohem te fitimi i ndeshjeve edhe puna në stërvitje.”

TË DËMTUARIT – “Nëse dikur ka luajtur për gjashtë muaj vazhdimisht, qëndrimi dhjetë ditë jashtë mund ta ndihmojë shumë, pasi dhe rigjenerohet. Sa për të tejrët, Naingolan nuk besoj se do të jetë gati për derbin, gjithsesi ai njihet për rikuperimet e çmendura që bën ndonjëherë. Perishiç dhe Keita do të jenë në dispozicion që në këtë ndeshje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *