Mungesa e madhe e derbit, e konfirmon Guardiola

0

Mançester Siti do të tentojë fitoren nesër në mbrëmje kundër “armiqve” të Junajtid për shumë arsye. Trepikëshi është jetik për fitimin e titullit kampion, ndërsa triumfi kundër “Djajve të Kuq” mbetet kërkesa kryesore e tifozëve të ekipit të Guardiolës.

Ky i fundit do të ketë një mungesë të madhe nesër. Kevin De Brujn u dëmtua në ndeshjen e Champions Ligës kundër Totenhemit. Problemet fizike nuk po marrin fund për fantazistin belg, i cili ka vuajtur shumë gjatë këtij sezoni.

Kevin ka një problem muskulor. Do e shohim në ditët e ardhshme gjendjen e tij, por për nesër nuk është në gatishmëri”, konfirmon trajneri spanjoll gjatë ditës së sotme.

Ky është një lajm i mirë për Junajtid dhe… Liverpulin. Djemtë e Klop po luftojnë fort për të rikthyer titullin në qytet pas 29 vitesh. “The Reds” renditen një pikë poshtë Sitit dhe presin një dhuratë nga ekipi i Solskjaer.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.