Mungesa e Keidi Bares në kombëtare, një rast i përsëritur

0

Lista e të grumbulluarve në kombëtaren tonë kuqezi ka ndryshuar disa herë që nga dita kur u bë publike, për shkak të dëmtimeve, refuzimeve dhe pezullimeve. Strakosha humbi avionin dhe Panuçi nuk e grumbulloi, Binaku dhe Lila u rikthyen te klubet e tyre për shkak dëmtimesh.

Lorenc Trashi u grumbullua për herë të parë në kombëtare, ndëra Ramadani u rikthye. Mendohej se do të ishte Keidi Bare ai që do të plotësonte mungesat në mesfushë, por për shkak se klubi i Malagas nuk është njoftuar 14 ditë më parë, Bare nuk është pjesë e listës së kuqezinjve.

Malaga luan sot Numancias dhe Keidi Bare është titullar. Po ashtu, mesfushori shqiptar do të luajë sërish të dielën me klubin spanjoll. Bare do të ishte një vlerë e shtuar për kombëtaren tonë, por mungesa e njoftimit kundrejt klubit para 14 ditësh ka bërë që Malaga ta mbajë lojtarin kuqezi, që e konsideron shumë të rëndësishëm.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe muaj më parë, me Ivan Balliun. Mbrojtësi i Metz nuk u lejua nga klubi francez që të grumbullohet me kombëtaren, pikërisht nga mungesa e dokumentacionit të kërkuar, si në rastin e Bares dhe Malagës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.