Mungesa e goleadorit, Gega: Nuk duam sulmues, jemi në rrugën e duhur!

0

Skënder Gega, trajneri i Partizanit, ka dalë sot para mediave për të folur për ndeshjen e radhës me Luftëtarin. Ai ka analizuar çfarë ndodh me skuadrën e tij, mundësitë për të lëvizur në merkato, por edhe për takimin e bërë me presidentin Gazment Demi pak ditë më parë.

PUSHIMI I KAMPIONATIT – “Besoj se ishte mirë, për një pjesë të madhe të grupit që ishte e ngarkuar. Ishte në momentin e duhur, edhe pse unë do doja të kisha qenë në punë për të ruajtur ritmin. Megjithatë është e pashmangshme, janë të parashikuara që më parë. Përveç dëmtimit të Hoxhës, gjithçka ka shkuar mirë.

SHQETËSIMI PËR KAPITENIN – “Është hipokrizi të themi se mungesa e tij nuk na shqetëson. Duhet të mbështesim portierin tjetër, që është i mirë. Stërvitet edhe ai njëlloj. Në pozicionin e portierit qëndron gjashtë muaj pa luajtur dhe në një çast të vjen shansi. Është momenti i tij dhe ne nuk do ta lëmë vetëm. Ne kemi besim tek ai, do mundohemi t’ia bëjmë sa më të lehtë. Edhe Albanin e presim. Po kryen terapi, nuk është dëmtim i rëndë. Ka pësuar një tërheqje ligamenti dhe për pak ditë nis stërvitjen. Shpresojmë të jetë për Skënderbeun”.

LUKAS KARDOZO – “Është bashkuar me grupin, po stërvitet. Po të ishte 100 për qind do e shihnit me grupin. Për momentin nuk është. Do mundohemi t’u japim të gjithëve shansin. Nuk e parashikoj se kur do të jetë gati. Ai po rritet çdo ditë, po përmirësohet fizikisht. Besoj se shumë shpejt do të jetë gati”.

PËRMIRËSIMET QË DUHEN – “Jemi munduar ta analizojmë problemet dhe t’i përmirësojmë në stërvitje. Kemi marrë maksimumin, por kudo ka nevojë për përmirësim. Jemi të kënaqur, luajmë ndaj Luftëtarit tani. Nuk kam ndonjë shqetësim, ju thashë që ishte Hoxha. Do mundohemi të kompensojmë mungesën e tij dhe Xhika, besojmë plotësisht, do të bëjë të njëjtën punë”.

LUFTËTARI – “Kemi histori të mira dhe të hidhura me ta. Në ato vite ata kanë qenë risia e kampionatit, kishin lojtarë që nuk kthehen më. Lojtarë si Braho, Seiti e Kalluci kanë lënë mbresa dhe histori. Ka pasur ndeshje me rezultat surprizë, si 5-2. Kam qenë në fushë në atë takim, por kanë galuar gati 25 vjet. Tani është situatë tjetër”.

DEKLARATA BRAHOS – “Është perceptimi dhe parashikimi i tij. Ai ka qenë pjesë e Partizanit, por është gjirokastrit dhe do të mbështesë skuadrën e vet. Ashtu mendon dhe është normale, nuk parashikoj rezultat. Unë di që duam të fitojmë. E kemi forcën për ta bërë këtë”.

HUMBJA 5-0 NDAJ LUFTËTARIT – “Vazhdimisht jap llogari për ditë të këqija të Partizanit. Unë dëshiroj të jem pjesë e atyre ditëve. Por sport është dhe gjithçka mund të ndodhë. Njeriu nxjerr mësime nga e kaluara, besoj se është situatë tjetër. Duhet të jemi vigjilent, të jemi me këmbë në tokë dhe të vlerësojmë çdo kundërshtar”.

DEKLARATA E CUNGUT – “Nuk kam ndonjë koment. (Cungu një ditë më parë tha se Kukësi është ekipi më i mirë). Ai është trajneri i Kukësit dhe e respektoj. Ai e njeh shumë mirë ekipin e vet, është perceptimi i tij. Unë njoh shumë mirë ekipin tim, kështu që normalisht ai ka punën e tij dhe është mënyra e tij si e motivon ekipin. Nuk e përcaktojmë ne kush është më i miri. Sot jemi ne të parët, por gjithçka ndodh.  Njeriu duhet të respektojë grupin dhe familjen e tij dhe ai bën mirë që e bën diçka të tillë”.

EUFORIA – “Mund të ketë të vogël, puna jonë është që të mos dalin gjërat jashtë kontrollit. Deri tani kemi ardhur në rritje, jemi një familje e emirë me djem profesionistë. Kjo më bën optimist”.

ASANI TE BASHAKSHEHIR – “Nuk e kam idenë, nuk kam asnjë njoftim. Marrëdhëniet janë mes lojtarit dhe klubit. Ai është i fokusuar këtu. Unë nuk di gjë dhe nuk më është shtruar si mundësi. Jam i qetë”.

SULMUES – “E përsëris, Hebaj është 20 vjeç. Nuk duhet ta rëndojmë, është i ri. Ka rrugë të gjatë për të bërë. Ai ndryshon çdo ditë dhe uroj të ndodhë për mirë, sikurse me Bardhin që tani ka një tjetër fytyrë. Kjo është e mira kur je 20 vjeç, pasi evoluon shumë shpejt për mirë. Nuk kam menduar asgjë për janarin. Po mendon për Luftëtarin, kemi pesë ndeshje. Kur të kemi hapësirë, do të ulem me klubin. Do na kthehet edhe Kardozo. Mënyra si luajmë nuk ka të bëjë me sulmuesin klasik. Jam i kënaqur me këta që kam”.

DARKA ME PRESIDENTIN– “Familjet kanë darka e sebepe, por është normale që presidenti i Demit të kërkojë t’i takojë djemtë. Uroj të kemi darka të tilla të gëzueshme. Nuk u diskutua për futboll. Presidenti dhe sponsorë të tjerë donin të takonin lojtarët. Ai i di hallet e klubit, di si ta motivojë ekipin. Është biznesmen dhe e di si funksionojnë gjërat. Nuk ndërhyn dhe kjo është e rrallë. Jemi në rrugën e duhur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.