Mungesa e akordit dhe e ardhmja, Bolt nuk dorëzohet dhe kërkon ekip të ri

Usain Bolt nuk arriti të siguronte një kontratë si ekipin australian të Central Coast Mariners. Palët nuk arritën akordin financiar, por Bolt nuk dorëzohet. Tetë herë kampioni olimpik i Atletikës ka vetëm fjalë të mira për eksperiencën e provuar në Australi, ndërkohë që vlerëson shumë shokët e skuadrës.

Xhamajkani nuk ndalet dhe shikon përpara. Ai dëshiron me çdo kusht të firmosë me një ekip profesionist dhe nuk heq dorë nga dëshira e madhe për t’u bërë futbollist profesionist.

Nuk funksionoi, por u ndamë shumë mirë. Ishte një eksperiencë e madhe, djemtë u treguan fantastikë dhe nuk arritëm marrëveshjen, vetëm për shkak të kontratës. E ardhmja? Të shohim se çfarë do të ndodhë. Menaxheri im vazhdon të jetë në kontakte për mundësi të reja”, përfundon 32-vjeçari i famshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *