“Mundo Deportivo” zbulon prapaskenën ndërmjet Real Madridit dhe Alkantarës

Prestigjozja “Mundo Deportivo” ka zbuluar se skuadra e Real Madridi nuk ka asnjë kontakt me mesfushorin e Bajernit të Mynihut, Tiago Alkantara.

Gazeta shkruan se deri në mesditën e sotme, skuadra gjermane dhe lojtari nuk kanë patur asnjë komunikim me spanjollët. Lajmet për mesfushorin spanjoll janë pak kontradiktore, pasi medie të ndryshme shkruajnë se palët kanë kontakte të avancuara, ndërsa “Mundo Deportivo” hedh poshtë të gjitha këto hipoteza.

Kalimi i tij nga kampionët e Gjermanisë te fituesit e Champions Leagues nuk do të pritej mirë në Barcelonë. Aty ku spanjolli doli si futbollist, por nuk u bë asnjëherë futbollist i rëndësishëm. Ai kishte konkurrencë me Andres Iniestën dhe Ksavi Hernandezin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *