Mund të shkaktojë sëmundje mendore, Skocia u ndalon fëmijëve të godasin topin me kokë

Skocia është duke shqyrtuar mundësinë për të ndaluar fëmijët nën 12 vjeç që të godasin topin me kokë. Një gjë e tillë zbatohet prej vitit 2015 në SHBA dhe shkak për një vendim të tillë është bërë sëmundja mendore që njihet me emrin dementia. Kjo e fundit sjell humbje të kujtesës, përkeqësim të aftësive për të kryer një punë si dhe probleme në të menduar.

Kjo masë e re pritet të aplikohet brenda një muaji, duke e bërë Skocinë vendin e parë në Europë që do të ndërmarrë një hap të tillë. Sipas një studimi të kryer një futbollist ka 3.5 herë më tepër shanse që të vuajë nga dementia apo edhe nga sëmundje të tjera nervore.

Ndërkohë shoqata për sëmundjet e trurit, Headëay, kërkon që të bëhen kërkime të të thella për këtë çështje në mënyrë që të bëhet më e qartë lidhja e goditjes së topit me kokë me sëmundjet nervore. Në këtë mënyrë bëhet një vlerësim më i mirë i limitit të moshës për të cilën duhet të ndalohet goditja e topit të futbollit me kokë./Sport Ekspres/