Mund të ndodh mrekullia, Milot Rashca flitet për një kalim tek kryesuesit e Premier League

Milot Rashica është një nga lojtarët më të talentuar të përfaqësueses së Kosovës, megjithëse po kalon një moment krize aktualisht te Werder Bremen. Por diçka e jashtëzakonshme mund të ndodh në favor të lojtarit, pasi muajt e fundit përflitet për një transferim historik tek ekipi i Liverpool.

Është presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit që ka pranuar se Miloti është në radarët e Liverpool dhe një transferim mund të ndodh në merkaton e verës. Edhe pse u raportua më herët se ekipi anglez i kishte ftohur interesat për ta blerë lojtarin, duket se kosovari do të luajë në Champions League vitin e ardhshëm me ‘’The Reds’’. Në ekipin e Liverpool ndodhet dhe një shqiptar tjetër, Xherdan Shaqiri që i jep mundësinë për tu ambientuar sa më shpejtë në skuadër.

Përveç Liverpool, janë edhe ekipet si Aston Villa dhe Ëolves që kërkojnë shërbimet e 23 vjeçarit, i cili këtë sezon ka shënuar 22 gola. Sipas presidentit të FKS, edhe skuadra e Liepzig ka dëshirë të transferojë Rashicën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *